zoom

Aktualitet

Pas sherrit në Pogradec, i riu ushtron dhunë dhe ndaj policisë

Një i ri ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushte efektivët e policisë së Pogradecit mbrëmjen e djeshme.

Policia bën me dije se 24 vjeçari u arrestua pasi ishte përfshirë në një sherr të dhunshëm, por gjatë shoqërimit goditi me grusht në kokë njërin prej punonjësve të policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë”, bën me dije policia.