zoom

Aktualitet

Zjarri në Majën e Rrunës kritik, nuk “bën punë” as ndërhyrja nga ajri

Vijon të jetë kritike situata e zjarrit që ka rënë në Majën e Rrunës, Njësia Administrative Malzi në Kukës. Mësohet se vatra e zjarrit në Lakun e Mollës është përhapur në pyllin e dendur.

Nga sa duket, është e pamundur që vatra të neutralizohet edhe me ndërhyrjen nga ajri. Nga pamjet shihet se vatra është përhapur në përmasa të konsiderueshme.

Më herët, autoritetet vendore në vend njoftuan se sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Njësisë Administrative Malzi si dhe forca nga komuniteti.