zoom

Lajme

Kush është politikani i preferuar i Tiranës? Ilir Meta në vend të fundit

Një sondazh i bërë nga Euronews, dy muaj përpara zgjedhur ka treguar se kush është politikani i preferuar në Qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave të përftuana nga kampioni me 1000 persona në periudhën 15-25 shkurt, tregohet pëlqyeshmëria për secilin nga kandidatët për kryeministër por edhe politikanë të tjerë.

Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ.
Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.
Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.

Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.

Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.

Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.

Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.

Postime të lidhura