zoom

Aktualitet

34 plumba në drejtim të CFO Pharma, Nadir Çausholli dyshohet të jetë i përfshirë në fajde

Grupi hetimor është fokusuar në disa posta në lidhje me sulmin me breshëri plumbash në drejtim të CFO Pharma.

Një nga pistat është aktiviteti i pronarit të kompanisë farmaceutike Nadir Çausholli, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde.

Ai dyshohet se e ka kryer aktivitetin e fajdeve rreth viteve 2019-2022, ndërsa një pistë tjetër ku po hetohet është edhe ajo e konkurrencës.

Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë për të kryer sulmin me armë që ndodhi rreth orës 02:00.

Ndërkohë biznesmeni Nadir Çausholli s’ka dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve.

 

Postime të lidhura