Aplikacion
Në operacion për shuarjen e flakëve ndodhen 12 forca të zjarrfikëseve, 10 të shërbimit pyjor dhe 15 të shërbimeve komunitare. Ndërkohë pritet që operacionit t’i shtohen dhe 25 ushtarë të repartit ushtarak të Vau të Dejës.
Për shuarjen e zjarrit është punuar deri tani me degë, lopata e mjete të tjera rrethanore, pasi është e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëse. Ndërkohë që sapo është aktivizuar dhe një helikopter që po punon për shuarjen e zjarrit.