Aplikacion
Nga 21 Shkurti në orën 21:00 nis sezoni i dytë, por me një ndryshim të madh.
Sipas burimeve në krah të Elvis Naçit nuk do të jetë më Marina Vjollca, por moderatorja e njohur Bora Zemani.
Programi në bashkëpunim me Elvis Naçin dhe fondacionin e tij ishte ai që riktheu Vjollcën në Top Channel pas disa viteve në TVKlan. Atëkohë thuhej se Marina, po ashtu edhe motra e saj Luana, u larguan nga TCH me debate. Luana madje nuk i kursente thumbat për dy motrat pronare të televizionit Lori dhe Sara Hoxha.