zoom

Lajme

Berisha: Rama po i dërgon “Pojën” Erion Velisë në burgun e Durrësit për t’i bërë presion

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po i dërgon Erion Velisë në qeli në paraburgimin e Durrësit Xhevdet Troplinin, i njohur si Poja.

Kryedemokrati kërkoi që kreu i qeverisë, të cilin e quajti padrino, të shkonte me urgjencë në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha dreklaroi se Rama po udhëton drejt Durrësit për t’i dërguar në burg “Pojën” kryebashkiakut Erion Veliajt, i cili mbërriti atje mëngjesin e sotëm pas caktimit “arrest me burg” nga GJKKO.

Zoom.al mëson se “Poja” është pseudonimi i një prej anëtarëve të familjes Troplini në Durrës.

“Kërkoj të vijë këtu urgjent padrino. Po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën, Troplinin në burg Erion Veliajt për t’i mbyllur gojën”, tha Berisha.

Deklarata e tij shkaktoi tensione në Kuvend, ku kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërpreu seancën duke kërkuar 5 minuta pushim.

“5 Minuta pushim, nëse nuk vijon seanca si duhet do e mbyllim dhe do vijojmë me votimin”, tha ajo. /Zoom.al

 

Postime të lidhura