zoom

Aktualitet

Ngjarja në Lezhë/ Reagon policia, cilat janë dyshimet e para

Policia e Lezhës dha informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Balldre.

Në rrugën e vjetër të Balldrenit u gjet i pajetë në makinë 24-vjeçari Romario Brunga.

Ai, sipas policisë, ka në trup një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Por ende grupi hetimor nuk ka përcaktuar nëse bëhet fjalë për atentat apo për vetëvrasje.

“Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë. Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri”, tha policia.

Hetimet për ngjarjen vijojnë për të përcaktaruar nëse është ngjarje kriminale apo vetëvrasje.

Postime të lidhura