zoom

Aktualitet

EMRI/ Një person bie nga lartësia në Korçë dhe vdes në vend

Një 70-vjeçar ndërroi jetë këtë të enjte në Korçëz pasi ra nga lartësia e një objekti ku po punonte.

Sipas policisë, Dhimitraq Peci po punonte së bashku me një person tjetër për vendosjen e ndriçuesve në një palestër në një shkollë 9-vjeçare në Korçë.

Në rrethana ende të paqarta, ai ra nga lartësia dhe humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

70 vjeçari kishte pak vite që kishte dalë në pension si shofer në shërbimin zjarrfikës të Bashkisë së Ersekës.