zoom

Aktualitet

Berisha i përgjigjet Kim: Kërkesa për mos futjen në Kuvend e pabazë, nuk ka asnjë provë korrupsioni për mua

Ish kryeministri Sali Berisha këtë të enjte në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj kërkesës së ambasadores së SHBA-së në vendin tonë që ka bërë kërkesë për mos futjen e tij në Kuvendin e Shqipërisë në shtator.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se kërkesa e ambasadores Kim për qëndrimin e tij jashtë kuvendit është i pabazë, pasi nuk është i bazuar në fakte por vetëm në shpifje.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka asnjë institucion në botë që të provojë korrupsionin e bërë nga ish kryeministri.

“Në veçanti ky vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Por pavarësisht nga këto nuk kam ngritur padi ndaj vendimit politik, është e drejtë e Blinken për të vendosur kush hyn dhe jo në vendin tij. Kam ngritur padi kundër shpifjeve. Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm. Shpreh besimin tim të plotë te paanësia e gjykatës, dhe garantoj shqiptarët se nuk ka asnjë institucion që të vërtetojë ndonjë fakt korrupsioni për Sali Berishën”, ka thënë ai