zoom

Lajme

Skandali/ Festime Mjeshtri fut në listën e të pastrehëve drejtorët dhe punonjësit e saj

Drejtuesja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri, ashtu si kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka futur në listën e të pastrehëve drejtorët dhe punonjësit e saj.

Nënkryetari i kësaj bashkie, Haxhi Pulja, mësohet se më datën 21 nëntor të vitit 2024 ka firmosur listat e reja për familjet që marrin statusin si të pastrehë dhe përfshihen në programin e banesave me kosto të ulët.

Dhe pjesë e kësaj liste janë drejtues të institucioneve të ndryshme në Bashkinë Bulqizë, si edhe kryetarë të njësive administrative.

Ndërkohë e njëjta skemë u përdor edhe nga Erion Isai, i cili në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, një prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji, i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.

Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

Lista:

Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.

Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.

Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.

Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku, Erion Isai.

Postime të lidhura