zoom

Lajme

Erion Veliaj, sërish “furtunë” shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës në kulmin e hetimeve nga SPAK

Në kulmin e hetimeve të SPAK-ut ndaj tij, Erion Veliaj ka shkaktuar “furtunë” në Bashkinë e Tiranës, duke larguar nga detyra dhjetëra drejtorë.

Kryebashkiaku i Tiranës mësohet se ka firmosur shkarkimin e rreth 20 drejtorëve të tjerë, përgjatë dy ditëve te fundit.

Nga detyra raportohet se janë larguar Anjeza Capllani, Julinda Dhame, Berton Hoxha, Jona Molla.

Gjithashtu është larguar drejtoresha e Përgjithshme e Strehimit si dhe shefja e IT, si dhe Dition Shkurta i UKT-së, ndërsa mësohet se ka pasur lëvizje edhe në drejtorinë e Urbanistikës.

Nuk dihet nëse ky vendim i Erion Veliaj për largimin e dhjetëra drejtorëve vjen si shkak i hetimeve të SPAK-ut ndaj tij për 4 akuza, apo për shkak të fushatës zgjedhore.

Në tetor 2024, Veliaj shkaktoi tërmet në Bashkinë e Tiranës, ku një dyzinë drejtorësh dhanë dorëheqjen në mënyrë të papritur ose iu komunikua largimi.

Lëvizja erdhi në një kohë kur zëra në korridoret e politikës flisnin për një reprezalje të SPAK në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të disa drejtorëve për aferën korruptive të ashtuquajtur “5D”.

Sipas burimeve të Zoom.al në atë kohë, SPAK vendosi që t’u ndalojë edhe daljen jashtë shtetit disa zyrtarëve të Bashkisë. Në hetimet për aferat në Bashkinë e Tiranës SPAK ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku është pyetur për aferën e inceneratorit të Tiranës, ndërsa SPAK po kryen hetime në Bashkinë e Tiranës edhe për çështje të tjera korruptive. /Zoom.al

Postime të lidhura