zoom

Bota

Nuk deklaruan pasurinë/ Gjobiten kryeministri malazez dhe 7 ministra

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe shtatë ministra u gjobitën nga anti-korrupsioni fillimisht me 500 Euro secili për mos deklarim të pasurive.

Autoritetet kanë saktësuar se kryeministri dhe ministrat krahas gjobës janë paditur për kundravajtje penale në prokurori.

Kryeministri dhe ministrat mund të rrezikojnë dënime me burg nëse nuk provojnë që pasuritë e padeklaruara janë vënë në rrugë të ligjshme.