Aplikacion
Këngëtari akuzon Warner Bros Discovery, Ample dhe individë të tjerë që qëndrojnë pas serisë dokumentarëve, duke pretenduar se kanë shpifur ndaj tij.
Brown theksoi se kurrë nuk është shpallur fajtor “për ndonjë krim të lidhur me seksin” … duke kritikuar dokumentarët për etiketimin e tij “një përdhunues serial dhe një abuzues seksual”
Ai pretendon se ata i bazuan kryesisht në një padi që Jane Doe ngriti kundër tij … duke shtuar se ajo më vonë e tërhoqi padinë sepse ishte plot gënjeshtra.
Brown thotë se producentët dhe Jane Doe zgjodhën të shpërfillnin faktin në mënyrë që të shpifnin ndaj tij, duke shtuar se ka shpenzuar mbi një dekadë për të rregulluar reputacionin.
Këngëtari pretendon se ka marrë përgjegjësi për “gabimet e tij të së kaluarës”, duke përfshirë sulmin fizik ndaj ish të dashurës Rihanna.
Brown deklaroi se është ndikuar drejtpërdrejt nga ky dokumentar … pasi ka ndikuar në reputacionin e tij, karrierën dhe mundësitë e biznesit. Pra, ai po kërkon 500 milionë dollarë dëmshpërblim, të cilat pjesërisht planifikon t’i dhurojë viktimave të abuzimit seksual nëse i jepet.