zoom

Lajme

Erion Braçe s’do të jetë më deputet i qarkut të Fierit, “zhvendoset” në Tiranë

Erion Braçe ka marrë vendimin për të mos kandiduar më si deputet i qarkut Fier.

Ligjvënësit socialist raportohet se njoftoi vendimin pas një takimi qe kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi paraditen e së shtunës me strukturat në Divjakë.

Braçe mësohet se do të largohet nga strukturat e Partisë Socialiste dhe do të ndryshojë “arenën” e tij politike duke u angazhuar në Tiranë.

Ndërkohë pak ditë më parë u raportua se marrëdhëniet mes tij dhe drejtuesve partiakë në atë zonë nuk kanë qenë të qeta.

Ndaj, kreu i PS-së në këto rrethana pa të arsyeshme largimin e tij nga Divjaka, ndërsa Braçe u ofrua të japë kontribut në qarkun e Tiranës.

Postime të lidhura