Aplikacion
Sipas të dhënave të kontratës, çmimi i ri për dozat e vaksinës Pizer shkon në 19.50 euro nga 15.50 euro që ishte më parë. Më tej, thuhet se çmimi për dozën e vaksinës Moderna, i cili ishte rreth 22,60 dollarë më parë, është bërë rreth 25,50 dollarë në kontratën e re. Nga kompanitë nuk ka pasur reagim për një lajm të tillë, duke nënvizuar se ruajnë konfidencialitetin.
Një zyrtar i negociatave u shpreh se kompanitë kishin përfituar nga fuqia e tyre në treg dhe kishin vendosur “retorikën e zakonshme farmaceutike’. Vaksinat funksionojnë, kështu që ata rritën “vlerën”. Konsulenca të ndryshme parashikojnë se shitjet e vaksinës Pfizer do të arrijnë në 56 miliardë dollarë, ndërsa Moderna arrin në 30 miliardë dollarë, pasi ato dominojnë tregjet me të ardhura të larta.
Komisioni Evropian pak ditë më parë bëri me dije se BE është në rrugën e duhur për të arritur një objektiv të vaksinimit të plotë për të paktën 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës. Në maj, BE tha se pret që të ketë marrë më shumë se një miliard doza vaksinash deri në fund të shtatorit nga katër prodhues të ilaçeve.