Aplikacion
Këngëtarja shtoi masat e sigurisë në rezidencën prej 6 milionë dollarësh ku jeton me djalin e saj shtatëvjeçar Bear, sipas një raporti nga RadarOnline.com.
Artistja britanike pretendon se pësoi sulmin në shtëpinë e saj në një zonë rurale të Anglisë, ndërsa po përpiqet të mësohet me vdekjen tragjike dhe të papritur të ish-yllit të One Direction.
Cheryl zbuloi se u sulmua nga një burrë me “sjellje obsesive, të fiksuar, të padëshiruar dhe të përsëritur”, i cili ka një precedent penal për një dënim me 30 muaj burg vrasje nga pakujdesia në vitin 2012.
Prania e tij bëri që Cheryl të frikësohej “Bear mund të mbetej pa prindër nëse kjo sjellje do të përshkallëzohej”, në një situatë komplekse për të dhe të birin e saj, pasi ende “po mban zi për vdekjen e babait të djalit të saj.”
Ajo zbuloi se u gjend nën ngacmimin e “një vrasës të dënuar që e përndjek ndërsa ajo është në shtëpi me djalin e saj”
Përndjekësi u identifikua si 49-vjeçari Daniel Bannister, të cilit iu dha një urdhër ndalimi tre-vjeçar ndaj yllit.
Urdhri e pengon atë të kontaktojë Cole, të hyjë në Buckinghamshire, ku ndodhet prona, apo edhe shkojë në shtëpinë e tij.
Moti për nesër/ Reshje intensive shiu, dëborë në zonat malore, ulen edhe temperaturat