zoom

Kosova

Ndahet nga jeta Burbuqe Bakalli, gruaja e hekurt që u përball 4 herë me kancerin

Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare Burbuqe Bakalli, juristja e njohur nga Kosova e cila u përball katër herë me kancerin gjatë jetës së saj.

Ajo u shndërrua në një motivim për të gjithë ata që u përballen me sëmundjen e rëndë. Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në 2017-ën Burbuqe Bakalli u përball për herë të parë me kancerin, duke u dashur të bëjë tre ndërhyrje të vështira.

Megjithatë, sëmundja e rëndë nuk ia hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra si dhe iniciativën për të ndihmuar shumë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, aty ku jetonte prej vitesh.

“Buqe, o shpirt i bardhë u prehsh në paqe. Do të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur e për gjithë dashurinë e sinqertë që ke shpërnda tek secili qe të kemi njoftë. Do na mungosh shumë”, shkruan Jahjaga në rrjetet sociale.