zoom

Aktualitet

Aksident në Vlorë, i riu në gjendje kritike për jetën në spital

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Vlorë, në lagjen “1 Maji”.

Një 29-vjeçar u përplas teksa udhëtonte me biçikletë.

Ai u përplas nga një makinë tip “Volkswagen”, që drejtohej nga një 26-vjeçar.

29-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u arrestua nga policia e Vlorës.