zoom

Aktualitet

Fshihet “Air Albania” pas falimentimit të kompanisë ajrore që i dha emrin

Stadiumi kuq e zi në zemër të Tiranës nuk do të quhet më “Air Albania”.

Sipas informacioneve të Zoom.al, vendimi pas ndryshimit të emrit lidhet me mospagesën e detyrimeve financiare nga kompania ajrore për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit.


Duke u kthyer pas në vitin 2019, kur kompania “Air Albania” u shpall fituese për t’i dhënë stadiumit emrin, kushti thelbësor ishte pagesa për reklamimin përmes mbajtjes së emrit.

Në mungesë të informacioneve zyrtare, Zoom.al ka raportuar prej kohësh se kompania shtetërore e fluturimit është prag falimenti. Kompania ka më shumë se 3 vite që nuk publikon pasqyrat financiare në QKB, një marifet që bëhet nga shoqëritë që kërkojnë të kalojnë në status pasiv, pa u regjistruar për falimentim.

Federata e Futbolli ka treguar se do të hapet një garë e re për emrin e stadiumit, pa dhënë më shumë detaje.

Postime të lidhura