Aplikacion
Pak muaj muaj më parë ai ndau në rrjetin e tij social Instagram një foto me një vajzë të panjohur për publikun, duke shtuar dyshimet se ishte në një lidhje të re dashurie.
Karolina Gasiunaite quhej vajza e cila në një nga postimet e saj në Milano kishte bërë tag Vin Velin. Karolina nuk është shqiptare dhe me një vëzhgim të lehtë asokohe, u pa se në postimet e fundit, DJ Vini i kishte bërë ‘like’ dhe i kishte komentuar ‘emoje’ me zemra.
Së fundmi DJ i njohur Vin Veli ka publikuar një tjetër foto, ku ata shihen pranë njëri-tjetrit, me duart bashkuar, teksa festojnë ditëlindjen e saj. Ajo që na rrëmbeu vëmendjen ishte sigurisht barku paksa i rrumbullakosur.
Edhe pse vetë Vin Veli nuk ka ndarë foto të plotë, vajza që i ka rrëmbyer zemrën në profilin e saj publik ka ndarë mjaft foto me barkun e rrumbullakosur, duke vërtetuar në këtë mënyrë se ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Disa vite më parë Dj ka qenë në një lidhje me moderatoren e Bora Zemani. Çifti sollën në jetë djalin e tyre Arbor i cili jo më larg se dy ditë më parë festoi 10-vjetorin e tij.
Pas ndarjes, Bora filloi një romancë me aktorin Donald Veshaj, i cili edhe sot vazhdon të jetë partneri i saj.
Edhe pse të dy në rrugë të ndryshme, Bora dhe Vin Veli ndajnë raporte të mira së bashku. Ky detaj u vu re në ditëlindjen e djalit të tyre teksa i ftuar ishte dhe DJ.
SHBA u tërhoq nga tarifat tregtare/ Meksika dislokon qindra trupa ushtarakë në kufi