Aplikacion
Ai rrëfeu në një intervistë në “Top Channel” se Simaku jetonte prej kohësh në një stacion treni në New York dhe shpesh flinte jashtë.
Gjatë tri javëve të ardhshme, shtoi Ilirjani, Parashqevi Simaku do të jetë e strehuar në një hotel në Manhattan, ndërsa më pas, shtoi se do të marrë një vendim të ri së bashku me të.
Pjesë nga intervista:
Si ishte takimi? Ku e gjete Parashqevi Simakun dhe në çfarë gjendje ishte ajo?
Ilirjani: Diva jonë ishte një mrekulli, e bukur si gjithmonë. Elvira është zonja nga Shqipëria që e gjeti. Ishte një moment magjik, jam i emocionuar, kisha vite që e kërkoja. E dija gjendjen e saj. Ajo kishte nevojë për dashuri, dashuri që unë dhe Elvira ia dhamë. Më pas shkuam në një hotel, ku ajo do të kalojë 3 javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë.
A ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?
Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.
Çfarë tha Simaku kur të pa? Ishte e vetëdijshme për zhurmën që ka krijuar që merr ndihmë sociale?
Ilirjani: Ajo nuk ja kishte idenë fare! Ç’të dijë pasi nuk ka qasje. E vetmja gjë që vura re është që kishte dashuri në sytë saj. I pëlqente moda. Na puthi të dy, mua dhe Elvirën.
A i zbulove që ka kërkesë për tu rikthyer në Shqipëri?
Ilirjani: Nuk fola kaq gjatë. Ne duam të bëjmë një darkë të bukur së bashku. Ajo kërkoi një darkë, të flasim për muzikën, jazz. Ajo po këndonte muzikë jazz.
Vazhdon këndon?
Ilirjani: Po po. Ajo është idhulli im. Sot ka qenë një emocion shumë i madh për mua të takoj të vetmen divë të shqiptarisë.