zoom

Lajme

“Ekip i fortë, por fitojmë ne”- Ndeshja me Shqipërinë, Vuçiç: Kemi marrëdhënie të mira

Pas shortit në Zyrih, Kombëtarja shqiptare e futbollit zbuloi se në cilin grup kualifikues do të jetë për Botërorin , i cili do të mbahet në vitin 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Rivalë të kombëtares shqiptare do të jenë Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar rivalët në grup, teksa është shprehur se tashmë marrëdhënia me shqiptarët është shumë e mirë, por shtoi se kombëtarja serbe do të fitojë.

Marrëdhëniet me shqiptarët tani janë shumë më të mira. Do të ketë pasion, por do të fitojmë. Ata kanë një kombëtare të fortë, solide, serioze, kanë një kombëtare serioze, por Serbia është më e fortë, ne do të fitojmë. Kemi një orar të mirë, luajmë ndeshjen e parafundit kundër anglezëve, ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç në Informer TV.

Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe për herë të parë në histori do të ketë 48 ekipe kombëtare në Kupën e Botës së Futbollit.

Postime të lidhura