zoom

Aktualitet

EMRI/ Vdes shqiptari në Itali, u shemb çatia ku po punonte

Një 53-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Itali.

Lulzim Buci po punonte në çatinë e një shtëpie, kur u shemb struktura e betonit dhe ra nga lartësia, duke ndërruar jetë në vend.

Së bashku me të u aksidentua edhe një 31-vjeçar, që u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Frosinones, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet.