Aplikacion
Ata pretendojnë se kontrollet në banesa dhe në galerinë “Harabel” janë në kundërshtim me ligjin sepse mungon shkaku i ligjshëm.
Për këtë arsye, avokatët e tyre kanë dorëzuar ankimim në gjykatë.
“Kontrolli i BKH-së në shkelje të ligjit”, pretendojnë avokatët e familjarëve të Veliajt.
Mëngjesin e 6 dhjetorit, oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sekuestruan celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
Më pas ata shkuan në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliajt si dhe te selia e galerisë “Harabel” në pronësi të bashkëshortes së Veliajt.