zoom

Lajme

“Hajdutëve do u bëjmë gjyq publik”- Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në Kuvend opozita do i bëjë gjyqin publik në bazë dokumentash hajdutëve të Shqipërisë.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij për procedurë në Kuvend, ku hodhi akuza ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali për shkeljen e të drejtave të opozitës.

Ai iu drejtua deputetëve socialistë se nëse akuzohen si hajdutë nga opozita me pa të drejtë, kanë të drejtë të padisin në SPAK.

Pas këtyre fjalëve të Berishës, Spiropali i mbylli atij mikrofonin, duke mos e lejuar të fliste më shumë.

“S’mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i ndërpret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria. Në rast se ndonjëri këtu në Parlament iu thotë hajdut pa u bazuar në dokumenta zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje, por nëse mbi bazë dokumentash këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet dhe do të bëhet”, tha Berisha.

Postime të lidhura