Aplikacion
Ai këtë njoftim e ka bërë përmes rrjeteve sociale, derisa ky vendim vjen pas deklaratës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili sot tha se vendimi për tërheqje i takon vet atij.
Kjo dorëheqje, vjen po ashtu, pas ngritjes së lëndës nga Prokuroria Publike. Grubi, në postimin e tij në facebook , ka thënë se ky është vendim personal.
“Edhe pse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë.”- ka thënë Grubi.