zoom

Lajme

Berisha njofton protestën e ardhshme: Dita më e fuqishme e mosbindjes civile!

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se në 23 dhjetor do të mbahet protesta e radhës e opozitës, të cilën ai e ka cilësuar si dita më e fuqishme e mosbindjes civile.

Lajmin Berisha e bëri të ditur përmes një deklarate për mediat, ku ftoi qytetarët që të marrin pjesë në këtë lëvizje të opozitës.

Protesta e mëparshme e opozitës ishte në 27 nëntor, ku qindra qytetarë bllokuan rrugët e Tiranës, për të vënë në zbatim të ashtuquajturën mosbindje civile.

Berisha ka premtuar se protestat e opozitës do të vijojnë deri në zgjedhje, ku nga mazhoranca kërkohet vendosja e qeverisë teknike, për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Postime të lidhura