Aplikacion
Ai ka deklaruar se e vrau për shkak se viktima, Alfred Dedjha e shante dhe e ofendonte sa herë takoheshin. I riu ka rrëfyer se ditën e krimit e mori në telefon dhe i kërkoi të pinin kafe, por sapo Alfred Dedja u ul në karrige e qëlloi me armë.
Kunati i Altin Hajrit deklaroi se e kishte mbajtur me bukë dhe lekë viktimën. Ai thekoi se pas krimit u largua ndërsa pistoletën e hodhi në kanal.
“Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te Golden, pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve“, ka treguar Julian Gjoshi.
Porti i Durrësit, PD propozon komision parlamentar: SPAK të verifikojë hetimet e mediave gjermane