Aplikacion
Gjatë raportimit në komision parlamentar, Dumani u shpreh se SPAK ka sekuestruar 150 mln euro asete, falë goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kjo punë, shtoi ai, duhet të vijojë më tej.
“SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asetesh prej 150 mln euro”, tha Altin Dumani.
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te statusi i prokurorit, duke e ngritur si një shqetësim, pasi përfundon mandati 9-vjeçar. Dumani u shpreh se propozon që këtyre prokurorëve t’u jepet mundësia që të rikandidojnë sërish për të qenë pjesë e kësaj strukture, dhe jo t’i zgjatet mandati.
“Dhoma ku thurje ëndrrat do të jetë strehë”/ Prindërit e Martinit publikojnë letrën prekëse