Aplikacion
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar edhe një pjesë nga dosja me përgjimet e Sky ECC mes ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe kreut të narkotrafikut, Altin Hajri në Shijak.
Pretendohet se ka qenë pikërisht ndërhyrja e këtij të fundit ndaj ish-ligjvënësit të Ramës, për të liruar nga burgu kunatin e tij, Julian Gjoshi pasi ishte arrestuar nga Shqiponjat për armëmbajtje pa leje në janar të 2021-shit.
Sipas Berishës, personi që u ekzekutua sot nga vrasësi i liruar nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jan Prengës.
Viktima në Ndroq, sipas kryedemokratit Berisha ishte dëshmitar në copëtimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit, që ishte vënë nën sekuestro por që më vonë u hoq, pa u ankimuar nga SPAK.
“Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”- thuhet në reagimin e Berishës.
Statusi i plotë:
Lidhja Dumani-Hajri
Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”
Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!
“Kunati im është kapur me pistoletë… Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre… Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!
Personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit!/ Zoom.al
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës