Aplikacion
Pasi kryedemokrati fitoi lirinë, reagoi në një postim në rrjetin sociale edhe Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës.
Blogerja ka publikuar një thënie të Martin Luther King: “Liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit”, referuar lirimit të vjehrrit të saj.
Kjo nuk është hera e parë që Armina Mevlani ka komentuar masën e sigurisë të caktuar ndaj Sali Berishës.
Në një intervistë dy muaj më parë, blogerja u shpreh se ka besimin se rrezja e diellit do të dalë një ditë për ish-kryeministrin.
“Nuk është përjetuar mirë se normalisht është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet, megjithatë shpresojmë për më mirë. Kemi pasur kontakt, me kalimin e kohës kam kuptuar se gjëja më e rëndësishme qoftë në familje apo marrëdhënie është shëndeti. Sa kohë njerëzit janë të shëndetshëm do të dalë drita e diellit, e sigurt që po”, tha blogerja.
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet