Aplikacion
Bëhet me dije se do të jetë SPAK që do të hetojë ekzekutimin e të riut i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të zonës së Xhamllikut në Tiranë pasi ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.
Pista kryesore ku janë shtrirë hetimet e Policisë së Shtetit për vrasjen e Klaudio Prendit është një konflikt që ai ka pasur për një borxh. Ky konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth një muaj më parë. Grupi hetimor dyshon se porositësit e vrasjes jetojnë jashtë vendit, nga ku është organizuar dhe porositur vrasja.
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet