zoom

Aktualitet

Banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e “Vis Korçarit”: Do e marrim si kec në tavë

Përgjimet në SkyEcc kanë zbuluar aktivitetin kriminal të grupit të strukturuar të Suel Çelës. Në biseda mësohet se si vëllai i kreut të grupit planifikon vrasjen e një personazhi të botës së krimit, i njohur si Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari.

Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela komunikon me anëtarin tjetër të bandës, Klaus Matishin, dhe i tregon se “bastardin” ku dyshohet se i referohet Elvis Koçit mund ta ekzekutojnë dhe nuk i shqetëson ai pasi e kanë të lehtë, por nuk do veprojnë një herë pasi Suel Çela ka në plan që të mbarojë me Ardjan Çapjan një herë.

Suel Çelës në komunikimet e aplikacionit Sky Ecc anëtarët e tjerë të grupit i referohen me pseudonimin “Deda”.

Mario Çela i dërgon mesazhet “…po presim diçka tjetër atë bastardin e kemi në tavë..do e marrim të gjall, atë ku**ën mos i gjinet as nam as nishan e kemi gati po la plan tjetër Deda…ka…se atë e kemi ne tav..po…dhe do e marrim si kec..po ka plan tjetër deda…ktë ku**en e kemi në tav… mrena ditës…sna duhet tashi ky..sa të maroi i pun Deda ky e ka mrapa…le të marri pak xhiro…po kjo ësht ideja…se si qen e vet kollaj atë…po pra ky di shum gjëra…përfundimi dihet mish për qen…”