zoom

Bota

Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112-vjeçare

Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.

John Alfred Tinniswood vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte.

Tifozi i përjetshëm i futbollit të Liverpool-it u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familja e tij tha se dita e fundit  Tinniswood ishte “e rrethuar nga muzika dhe dashuria”.

Tinniswood, i cili lindi më 26 gusht 1912, në të njëjtin vit që u mbyt Titaniku, u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020.

Ai u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill 2024.