zoom

Aktualitet

Artan Hoxha dhe Elton Qyno paraqiten në SPAK

Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, pas masës ndaj tyre.

Qyno dhe Hoxha janë parë të hyjnë në SPAK të veshur me rroba sportive dhe “casual”, teksa nuk kanë folur, gjatë hyrjes, për kolegët e tyre.

SPAK raportohet se ka lëshuar masat “detyrim paraqitje” për të dy, për akuzat e “anëtar i grupit kriminal” dhe “korrupsion”, ndonëse ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

“S’na kanë arrestuar akoma”, dëgjohet t’i thotë gazetari Hoxha një kolegu të tij.