Aplikacion
Në një rezolutë të paraqitur nga PD, të miratuar nga asambleja e EPP, thuhet se korrupsioni është endemik dhe se të drejtat e opozitës janë shkelur e se hapësira e saj për të monitoruar parlamentin është zvogëluar.
Rezoluta
Rezoluta mbi Shqipërinë e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) në Asamblenë Politike të PPE-së
Duke pasur parasysh që PPE mirëpriti vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Klasterin 1 me Shqipërinë,
të kushtëzuar nga zbatimi i reformave të nevojshme demokratike; PPE shpreh shqetësimet e saj lidhur me:
Gjendjen e integritetit institucional, të pasqyruar në korrupsionin endemik dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së; Përballjen e vazhdueshme politike, duke shprehur shqetësim për zvogëlimin e hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; nxit angazhimin për dialog dhe forcimin e institucioneve e procedurave demokratike përmes bashkëpunimit ndërpartiak dhe brendapartiak konstruktiv, respektit të ndërsjellë, konsultimeve gjithëpërfshirëse me shoqërinë civile dhe vendimmarrjes transparente;
Mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive përmes nxitjes së konsensusit ndërmjet të gjithë aktorëve politikë dhe respektimit të të drejtave e përgjegjësive të opozitës;
Pamjaftueshmërinë për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në vend, përfshirë pluralizmin e qëndrueshëm, opozitën konkurruese dhe dialogun politik të brendshëm dhe ndërpartiak;
Çdo përndjekje të pretenduar politike të liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve vendorë, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile;
Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke
shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrim parash;
Dështimin për të arritur një marrëveshje mbi reformën zgjedhore, duke sjellë progres minimal në zbatimin e
rekomandimeve të papërfunduara nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, duke kujtuar se të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë, në veçanti, votimin nga
jashtë. Këto synonin përmbushjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;
Përkeqësimin e ndjeshëm të peizazhit politik teksa afrohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, të shënuar nga standarde të dobësuara zgjedhore dhe duke kujtuar paligjshmërinë e përdorimit të burimeve publike gjatë fushatave zgjedhore;
Këto veprime që kanë zvogëluar më tej të drejtat kushtetuese të opozitës në Parlament, duke reflektuar shkelje më të gjera
ndaj deputetëve të opozitës. Për këtë arsye, Partia Popullore Europiane (PPE):
Mbështet fuqimisht mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe integritetit institucional si shtylla themelore të një shoqërie
demokratike;
Bën thirrje autoriteteve kombëtare të respektojnë angazhimet e Shqipërisë ndaj të drejtave kushtetuese dhe standardeve
demokratike ndërkombëtare, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë dhe duke shmangur
përndjekjen apo intimidimin e opozitës, veçanërisht përpara zgjedhjeve;
Kërkon nga qeveria të intensifikojë përpjekjet për të vendosur përparim të besueshëm dhe transparent në luftën kundër
krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme dhe të
mos synojnë opozitën;
Shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Partisë Demokratike drejt integrimit në BE dhe angazhimin e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke njohur rolin e tyre në mbrojtjen e qeverisjes demokratike dhe të
drejtave themelore dhe duke nënvizuar të drejtën legjitime të opozitës për protesta paqësore;
I bën thirrje Parlamentit shqiptar të intensifikojë përpjekjet për mbështetjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, për të
promovuar një Kod Zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të plotë, duke theksuar nevojën për të adresuar të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR dhe duke nënvizuar se udhërrëfyesi i qeverisë duhet të përfshijë reforma zgjedhore të bazuara në udhëzimet e OSBE/ODIHR;
Kërkon nga autoritetet shqiptare të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE-ja për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike;
Thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për
pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet. PPE do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke avokuar për aspiratat e Shqipërisë për në BE. PPE rithekson
mbështetjen e saj të fortë për integrimin europian të Shqipërisë dhe përpjekjet e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe
demokratike.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”