zoom

Lajme

“E rreh gruaja, është budalla”- Përplasjet me Luizin, Olta Gixhari: S’kemi folur gjatë filmit

Aktorja Olta Gixhari ka folur për marrëdhënien e saj me ish-rivalin në BBV, Luiz Ejlli, i cili u shpall fitues i edicionit të dytë,

Në një intervistë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, u pyet nga moderatorja për raportet e saj me Luizin gjatë xhirimeve të filmit.

Por aktorja befasoi me përgjigjen teksa u shpreh: “Nuk kemi folur fare gjatë filmit. Aspak.”

“Aspak?!”, e pyeti prezantuesja, ndërsa Olta, duke qeshur, shtoi: “Jo, fare. Ai është budalla… E rreh gruaja!”

Gixhari theksoi gjithashtu se nuk ndien pendesë për mënyrën si u pozicionua gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother.

“Publiku ishte i fiksuar vetëm me Luizin dhe nuk pa fare aktoren tek unë,” tha ajo.