Aplikacion
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug deri në orët e mesditës.
Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.
Pas orëve të mesditës, në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesën tjetër të territorit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera herës fiton shpejtësi 14-26 m/s. shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 8 deri 23°C
në zonat bregdetare 13 deri 23°C
Nga sot! Kjo shenjë Horoskopi pëson ndryshime pozitive në jetë, në financa dhe vetëbesim