Aplikacion
28-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali dhe po futen në makinën e tij kur u qëllua me breshëri plumbash.
I riu u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore por nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Ndërkohë një rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.
Dinamika
Policia thotë se atentatorët përdorën pistoletë me silenciator. Ata dyshohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim në kohën që Prendi ndodhej në një lokal të njohur të zonës, buzë rrugës kryesore Xhanfize Keko dhe e kanë pritur sapo ka hipur në makinën që kishte lënë para lokalit.
Vrasësit janë larguar me një makinë dhe disa minuta më vonë ajo u gjet e djegur në Farkë. Viktma nuk është person me precedent kriminalë.
Viktima, djali i ish-gjyqtarit
Ai është djali i ish- gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi, i cili u largua me dorëheqje nga sistemi 4 vjet më parë duke shmangur vetingun.
Më 28 tetor 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së tij.
“Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat”, shpjegoi në atë kohë për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi.
Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtari Prendi e ka humbur të drejtën e ushtrimit të detyrës më datë 30 tetor. Gjithashtu, njoftohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit.
Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe ën vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. /Zoom.al
Media gjermane: Pronari i ri i koncensionit të portit, lidhje të errëta në Amerikën Latine