Aplikacion
“Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro”, tha Rama.
Ai u shpreh se pensionistët do të marrin edhe një bonus tjetër në pranverë, që sipas tij, do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve.
Rama: Në hyrje të kësaj fjale dua tu përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln euro për burnusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro.
Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere.
Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët.
PAMJET/Sherri me thika mes dy adoleshentëve jashtë shkollës, 14-vjeçari në gjendje të rëndë