zoom

Aktualitet

Policia aksion në Tiranë, 17 persona të arrestuar! Kontrolle edhe në Shkodër

Policia e Tiranës raportohet se ka arrestuar 17 persona për mashtrim ekonomik gjatë një aksioni në kryeqytet.

Raportohet se aksion po zhvillohet për goditjen e kriptomonedhave dhe pikave exchange.

Raportohet se janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.

Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.