zoom

Aktualitet

SKANDAL/ 37-vjeçari italian prej 8 muajsh në spital pas trajtimit dentar në Shqipëri

Një 37-vjeçar italian është i shtruar prej tetë muajsh në spital, pas një trajtimi dentar që vendosi të kryejë në një klinikë në Shqipëri.

Simone Del Vecchio erdhi në Tiranë më 13 mars, në Shqipëri për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dhëmbë, pas mjë reklame që kishte parë në një prej klinikave, që premtonte çmim ekonomik dhe rezultat të shkëlqyera.

Menjëherë pas operacionit, 37-vjeçari u ndje keq dhe pësoi katër arreste kardiake.

Ai u shtrua në reanimancion në Tiranë dhe më pas u dërgua në Bari.

Aktualisht, ai ndodhet në një spital në San Giovanni Rotondo.

“Një odise që duket se nuk ka fund”, thotë vëllai i tij binjak, Marko.

Simone këto ditë do t’i nënshtrohet një operacioni të ri për të rregulluar një problem me frymëmarrjen që dyshohet se i është shkaktuar nga intubimi i zgjatur.

“Nëna jonë kishte qenë atje dy vjet më parë dhe gjithçka kishte shkuar mjaft mirë. Për vendosjen e dy protezave dentare, ajo kishte kursyer mbi 50 për qind të asaj që do të kishte shpenzuar në Itali. Në Shqipëri ka një kursim në kosto, por edhe në kohë pasi gjithçka ndodh brenda dy ditësh. Edhe Simone vendosi të bëjë të njëjtën gjë. Nuk isha dakord, por gjithsesi ata shkuan atje”, tha vëllai binjak i Simone, Marko./ Përkthyer nga Corriere.it