zoom

Aktualitet

Aksidenti në Maliq/ Përkeqësohet gjendja e një prej të plagosurve, niset me urgjencë drejt Traumës

Një nga të plagosurit në aksidentin e rëndë që u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në Maliq ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Situata shëndetësore e 59-vjeçarit u përkeqësua dhe stafi mjekësor i spitalit të Korçës e nisi me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar.

59-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup si pasojë e përplasjes së furgonit të mallrave me një makinë.

Veç 59-vjeçarit, të plagosur në aksident mbetën edhe 6 persona të tjerë.