Aplikacion
Gazetari Çim Peka ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.
“Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Çim Peka krahas një fotoje të një interviste të mëparshme me Arben Ahmetajn.
Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.
Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë.
Gjithashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.