zoom

Politikë

“Boll! Nuk ka asnjë konspiracion!”, Rama: Çfarë të keqe do të kishte për Kosovën nëse…

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp i ka lëshuar edhe një sinjal ftese kryeministrit Albin Kurti që të bëhet pjesë e nismës Open Balkans, duke rrëzuar çdo deklaratë të lëshuar nga qeveria e Kosovës se nuk kishte ftesë.

“Nuk jemi në në situatën e deklaratave, jo na ftuan, sna ftuan, e boll me këtë, ishim në Tiranë të gjashtë vendet, dhe edhe aty diferenca ishte e qartë disa duan, e disa s’duan nuk ka problem”, tha Rama.

Kryeministri ka kujtuar rastin tragjik të tërmetit të 2019-ës në Shqipëri, ku menjëherë u afrua ndihma e Serbisë dhe e Maqedonisë së Veriut.

“Ishte tragjik momenti i tërmetit, ne kuptuan se sa rëndësishme ishte që të mos ndjeheshe vetëm dhe se sa vlefshme ishte që në një terren të shkatërruar kur kishte qindra jetë njerëzish nën gërmadha të kishe më shumë forca dhe sot ne fatkeqësisht të kishim më shumë forca. Më thoni mua tani, që të çohet një ndër më shumë më të mençurit se unë dhe të më thotë se çfarë të keqe do të kishte për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjeen që të bashkoheshin në këtë nismë, që hap rrugën që forcat tona të emergjencave të ndërveprojnë së bashku, të kenë një sistem të përbashkët alarmi, e bashkarisht të gjendjen aty ku duhen për të ndihmuar, apo në rastin për shkak të gjithë ndryshimeve klimatike e kriminale sipërfaqet e pyjeve digjen”, tha Rama.

Ai shtoi se janë të hapur dhe janë të mirëseardhur, e se ato nuk do të trajtohen si anëtarë të rinj apo të vjetër.