zoom

Bota

Kush është Marco Rubio, i zgjedhuri i Trump si Sekretar i Shtetit

Senatori nga Florida, Marco Rubio, është i zgjedhuri i Donald Trump për Sekretar Amerikan të Shtetit.

Rubio shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Inteligjencën dhe është pjesë e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Ai konsiderohet një “skifter” i politikës së jashtme, që do të thotë dikush që merr pozicione të vijës së ashpër ndaj Iranit si dhe Kinës.

Ndërsa mbështeti Ukrainën, ai ka deklaruar më parë se lufta me Rusinë duhej “të çohej në një përfundim”.

Rubio dhe Trump ishin kundërshtarë në garën për nominimin presidencial republikan në vitin 2016 dhe të dy zhvilluan një rivalitet të ashpër.

Ata u përplasën për një sërë çështjesh – veçanërisht emigracionin – dhe konflikti çoi në ofendime të ndryshme. Trump iu referua senatorit si “Marko i vogël” dhe Rubio u tall me “duart e vogla” të Trump.

Por Rubio vazhdoi të mbështeste rivalin e tij dhe bëri fushatë për të përpara zgjedhjeve të vitit 2024. Ai ishte gjithashtu në kuadrin për të qenë kandidati i Trump për zv.president, një rol që në fund i shkoi JD Vance.

Rubio, djali i emigrantëve kubanë të klasës punëtore, u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2010.

Postime të lidhura