Aplikacion
Diskutimet
Në seancë, avokati Detar Hysi kërkoi zbardhjen e të gjithë të vërtetës dhe ndryshimin e vendimit për burgim të përjetshëm. Sipas tij, Laert Haxhiu është i pafajshëm dhe çështja duhet gjykuar edhe një herë në shkallë të parë me trup tjetër gjykuese.
“I kërkoj gjykatës të vlerësojë me objektivitet ankimin tonë, duke bërë të mundur zbardhjen e të vërtetës. I kërkojmë gjykatës ndryshimin e vendimit të GJKKO për shpalljen fajtor të Laert Haxhiut. Kërkojmë deklarimin e pafajshëm të Laert Haxhiut. Ose në alternativë kërkojmë prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë me tjetër trupë gjykuese”, tha avokati Detar Hysi.
Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se vendimi i Shkallës së Parë është i drejtë dhe se Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u vranë pa faj pasi shënjestra ishte Xhuljo Shkurti me të cilin ka patur një konflikt që ka zgjatur prej vitesh.
“Vendimi i shkallës së parë është vendim i drejtë, ndaj duhet lërë ne fuqi. Janë trajtuar si provat e prokurorisë ashtu edhe provat e kërkuara nga ana e mbrojtjes. Sa i takon zbatimit të ligjit, ne gjykojmë se është vendim i drejtë. Sa i takon pretendimit të te pandehurit dhe mbrojtjes së tij për riçelje të shqyrtimit gjyqësor, ne vlerësojmë se kjo gjykatë me te drejte rrëzoi kërkesën. Prokuroria i është referuar pamjeve filmike në pikën e karburantit Gulf, jo pamjeve të sjella nga babai i Zamir Latifit. Nuk ka vend për vërtetësinë e provës.
Edhe për pamjet filmike janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja dhe nga akuza. Vrasja e Zamir Latifit dhe e Jurgen Hoxhës, nuk kishte asnjë motiv, por u bë për shkak se shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me këtë të fundit. I pandehuri në mënyrë te përsëritur në shkallë te parë dhe këtu ne Apel nga mbrojtësi dëgjuam që nuk jemi përpara një grupi kriminal. Në sqarojmë se u provua ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal. Mes Laert Hazhiut dhe Xhuljo Shkurtit ka patur konflikt qe ka zgjatur ndër vite.
Vrasja e Zamir Latifit dhe e Jurgen Hoxhës, nuk kishte asnjë motiv, por u bë për shkak se shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me këtë të fundit”, tha Dumani.