Aplikacion
Një vendim i qeverisë i publikuar në Fletoren Zyrtare “Për përcaktimin e rregullave të veçanta që zbatohen për kontratën e mësimit të profesionit dhe përcaktimin e pagës minimale për mësimin e profesionit në arsimin dhe formimin profesional dhe në formën e dyfishtë” përcakton pikërisht këto elementë.
“Paga minimale për mësimin e profesionit në shkallë vendi është sa 30 (tridhjetë) % e pagës minimale mujore në shkallë vendi, që parashikohet nga legjislacioni në fuqi.
Pagesa për nxënësin që mëson profesionin për punën e kryer gjatë zbatimit të kontratës për mësimin e profesionit nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale për mësimin e profesionit” thuhet në vendim në nenin 9.
Vendimi përcakton se punëdhënësi kryen pagesën individuale të nxënësit që mëson profesionin, sipas legjislacionit në fuqi.
Pagesa për nxënësin që mëson profesionin, deri në moshën 25 vjeç, nuk përllogaritet si e ardhur e familjes, në kuptimin e ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, në vlerësimin e kërkesës së familjes për trajtim me ndihmë ekonomike
I njëjti vendim përcakton në një nen të veçantë edhe detyrimet e punëdhënësit duke specifikuar se së pari ata duhet të bashkëpunojnë me institucionet ofruese të arsimit dhe formimit profesional, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për ofrimin e kualifikimeve profesionale në formën e dyfishtë.
Po kështu të nënshkruajnë dhe garantojnë zbatimin e kontratës për mësimin e profesionit me nxënësin, që mëson profesionin. Kontrata hyn në fuqi jo më herët se dita e parë e vitit shkollor për kualifikimin përkatës dhe zgjat deri në momentin kur nxënësi, që mëson profesionin, i nënshtrohet provimit të nivelit për kualifikimin përkatës.
Vendimi përcakton se punëdhënësit i paguajnë një pagesë mujore nxënësit që mëson profesionin për punën, që kryen gjatë mësimit të profesionit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
Po kështu caktojnë një anëtar të stafit si mentor, i cili duhet të ketë të paktën3 (tre) vjet përvojë profesionale dhe mund të udhëheqë deri në 5 (pesë) nxënës, që mësojnë profesionin sipas disa detyrave që specifikohen më tej në nenin 7./Monitor
“Ik mbushu”/ Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar…