Aplikacion
Me këtë thirrje do të pritet kryeministri Edi Rama të dielën e 24 nëntorit në Londër, nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.
Rama ka organizuar një takim me komunitetin shqiptar në Londër më 24 nëntor, në vijim të turit të takimeve me diasporën.
Por për disa prej shqiptarëve të diasporës, këto takime janë përpjekje të Edi Ramës për të marrë votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Ata e etiketojnë Ramën si shpopullues, duke ftuar shqiptarët të bashkohen në protestë kundër tij.
Edi Rama u prit me protesta edhe në takimin e fundit që kishte me shqiptarët në Selanik dhe në New York.